Ibra: Nuk me interesojnë Topat e Artë

Futboll

Ibra: Nuk me interesojnë Topat e Artë

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 09:27
Zlatan Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic ka thënë se i ka dy fëmijë në Suedi dhe 25 në MIlanello dhe ka insistuar se nuk do t’i ndërronte 12 Guldbollen të Suedisë me një Top të Artë

Ish sulmuesi i Suedisë në një intervistë të dhënë për Sportweek ku zgjodhi edhe Dream XI ka treguar se në të ardhmen synon që të bëhet trajner.

“Jam Babadimër dhe i sjelli dhurata tërë fëmijëve të tij. I kam dy në Suedi dhe 25 në Milanello”, ka thënë ai.

“Ne kemi humbur pak ndeshje këtë sezon, nuk e di nëse duhet të me falënderohen mua. Milan ishte e 12-ta në tabelë kur shkova. Të gjithë mendonin se gjithçka ka përfunduar, ne arritëm në maje dhe duhet të vazhdojmë kështu”, shtoi ai.

“I respektoj çdo klub ku kam luajtur, por Milan është vendi ku ndihem si në shtëpi. Kur jam në MIlanello, nuk ngutem që të kthehem në shtëpi, për shkak se mendoj se jam në shtëpi”.

“Kjo është ndjesia që e kam parë për herë të parë në këtë klub. Galliani, Berlusconi ma kanë thënë këtë: Ju jeni në shtëpi këtu, bëni çfarë të doni, por na sillni rezultate”.

“Kur isha fëmijë dëshiroja që të jem një futbollist i kompletuar. Dëshiroja që ta jepja më të mirën. Jam i kompletuar tani, për këtë arsye jam special”.

“Nuk do ti ndërroja 12 Guldbollen me një Top të Artë të France Football. Çmimet e mija tregojnë se kam qenë konsistent gjatë karrierës sime. Kam parë shumë futbollistë që fitojnë Botëror, Euro apo Ligën e Kampionëve. Kanë një vit të jashtëzakonshëm mandej zhduken. Unë gjithmonë kam qenë në maje, kjo nuk ka të bëj me fat”.

“Droga ime është fitorja, është vështirë ta shpjegoj, por kur jam në fushë dëshiroj të fitoj. I kam fituar 95 për qind të ndeshjeve në stërvitje. Nuk është gënjeshtër, edhe nëse fjala drogë nuk është mirë të përmendet. Njerëzit të cilët përdorin drogë janë të dobët. Nuk i respektoj ata të cilët i kanë të gjitha dhe vrasin vetveten. Ka njerëz të cilët nuk kanë asgjë, jetojnë në rrugë, por kurrë nuk dorëzohen për shkak se janë të fuqishëm”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat