​A do ta vazhdojë Cavani qëndrimin në Manchester United? Përgjigjet Solskjaer

Futboll

​A do ta vazhdojë Cavani qëndrimin në Manchester United? Përgjigjet Solskjaer

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 16:53
Ole Gunnar Solskjaer dhe Edinson Cavani

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer tha se klubi ka të gjitha synimet për të zgjatur kontratën e Edinson Cavanit në “Old Trafford.”

Cavani nënshkroi një marrëveshje një vjeçare në tetor me opsionin e një sezoni tjetër dhe 33-vjeçari i ka bërë përshtypje trajnerit Solskjaer aq shumë sa që klubi tashmë po shqyrton mundësinë e zgjatjes së qëndrimit të tij.

"Për momentin, duket sikur i kanë mbetur edhe disa vjet në mënyrë që të mos them asgjë tjetër," tha Solskjaer. "Ai ka bërë një ndikim të madh kur ka ardhur këtu.”

"Le të përqendrohemi në përmirësimin e të gjithëve, por atij i mbeten disa vite. Ai është kaq i përpiktë dhe profesional, zakonet e tij dhe gjithçka rreth tij, tregon pse ai ka pasur karrierën që ka. Edhe në moshën që është tani ai është një nga lojtarët më të mirë që kemi marrë ", theksoi Solskjaer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat