​Arsenali ka targetuar këta pesë mesfushorë për merkaton e Janarit

Futboll

​Arsenali ka targetuar këta pesë mesfushorë për merkaton e Janarit

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 18:28
Foto Ilustrim

Mikel Arteta dëshiron të rregullojë problemet e Arsenalit në mesfushë duke nënshkruar me së paku dy mesfushorë krijues në janar.

“Topçinjtë” më në fund gjetën ritmin e tyre të Shtunën pasi mposhtën Chelsean me rezultat 3-1 por ka qenë një sezon i paqëndrueshëm deri më tani.

Në të vërtetë, kritika kryesore ndaj Arsenal ka qenë mungesa e krijimtarisë në mesfushë.

Për të rregulluar problemin, Arteta i ka sytë në dy shënjestra të mesfushës. Objektivi i tij i parë mbetet Christian Eriksen, i cili do të lejohet të largohet nga Interi në janar.

Zgjedhja e parë e danezit mbetet një kthim te Tottenhami dhe raportet të hënën pretenduan se ata po shqyrtojnë atë mundësi.

Sidoqoftë, nëse kjo marrëveshje nuk arrin të ndodhë, Arsenali po pret në rend për të nënshkruar me reprezentuesin nga Danimarka

Eriksen megjithëse ka disa dyshime në lidhje me transferimin në Arsenal.

Si i tillë, Arteta synon gjithashtu një lëvizje potenciale për Christophe Nkunku të RB Leipzig.

Sidoqoftë, forma e tij këtë sezon nën drejtimin e Julian Nagelsmann ka qenë mbresëlënëse. Nkunku ka shënuar tre gola dhe ka regjistruar tre asistime në 16 ndeshje deri më tani.

Dhe drejtori teknik Edu beson se ai do të ishte elementi perfekt në mesfushën e “Topçinjve” dhe do të shtontë elementin krijues që u mungon shumë.

Sipas “The Athletic”, Arsenal po kërkon gjithashtu marrëveshje për mesfushorin e Borussia Dortmundit Julian Brandt dhe Riqui Puig të Barcelonës. Mesfushori krijues i Norëich City Emi Buendia gjithashtu mbetet një opsion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat