Xhaka: Gjithmonë e tregoj karakterin tim

Futboll

Xhaka: Gjithmonë e tregoj karakterin tim

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 18:39
Granit Xhaka

Granit Xhaka ka përfunduar në qendër të kritikave pas një kartoni të kuq që mori në duel me Burnleyn.

Mesfushorin shqiptar e tradhtuan nervat pasi kapi për fyti një kundërshtar dhe mori karton të kuq. Tifozët, drejtuesit e klubit, por edhe ish-lojtarët filluan ta kritikonin duke thënë se ai ishte një gjest i keq.

Gjithsesi Xhaka u rikthye pas suspendimit dhe shënoi një gol të jashtëzakonshëm ndaj Chelseat në fitoren e skuadrës së tij 3-1.

“Kishte shumë fjalë pas atij kartonit të kuq, shumë njerëz filluan të flisnin përsëri dhe përsëri. Por, unë e tregoj gjithmonë karakterin tim”, ka thënë Xhaka.

“Unë isha shumë i zhgënjyer për atë karton të kuq dhe e di se bëra një gabim ndaj ekipit tim. Por, jam më se i lumtur që ndihmova ekipin në kthimin tim. Morëm tri pikë pas kemi lënë disa në ndeshjet e fundit. Punuam si skuadër dhe vetëm kështu mund të marrim pikë”, ka shtuar Xhaka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat