Secili gol apo asist i Hazard i kushton Real Madridit mbi 7 mijë euro

Futboll

Secili gol apo asist i Hazard i kushton Real Madridit mbi 7 mijë euro

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 21:46
Eden Hazard

Sipas një studimi të kryer nga faqja e internetit “Salarios de Grandes Futbolistas”, Eden Hazard është futbollisti më pak fitimprurës në La Liga, në lidhje me pjesëmarrjen e tij të drejtpërdrejtë në golat dhe asistet e skuadrës së tij, në raport me pagën që merr. Belgu nuk e ka përjetuar momentin e tij më të mirë në Madrid, si pasojë e dëmtimeve të vazhdueshme, që janë në numër më shumë sesa golat që ka realizuar me fanellën e bardhë.

Nuk është për të parë më pak shifrat që rrjedhin nga secili gol dhe asist, në të cilët ai merr pjesë, pasi secili prej tyre i kushton Real Madridit plot 7.812.506 euro. Sipas portalit të cituar më sipër, Hazard merr një pagë prej 600.000 euro në javë, kështu që, nëse i duhen 269 minuta për një go lose asist, kjo shumë del.

Ish-lojtari i Chelsea erdhi në Madrid në qershor 2019, si një nga futbollistët më të mirë në botë, përkundrejt 100 milionë eurove (Sot i ka shkuar kostoja 160 milionë euro), por problemet e tij të vazhdueshme fizike dhe duke mos qenë vendimtar në ndeshjet që ka luajtur, e kornizojnë si dështim tepër të shtrenjtë, telesport.

Dy gola në këtë sezon, një nga një penalltia në Champions dhe tjetri në kampionat, në gjashtë ndeshjet që ka luajtur, janë “posteri” tejet i dobët i Hazard. Edhe gjatë sezonit të kaluar, numrat e tij ishin më të këqij, sepse e pa golin vetëm një herë në 22 ndeshjet që luajti. Sigurisht, ai kontribuoi me 7 asiste, një në Ligën e Kampionëve dhe gjashtë në kampionatin spanjoll.

Përkundrazi, futbollisti më fitimprurës për ekipin e tij është portieri spanjoll Diego López, i cili i kushton skuadrës 38.333 euro për çdo pritje. Jan Oblak ka paraqitje spektakolare jo vetëm në fushë, por edhe në aspektin financiar, duke i kushtuar Atlético Madridit 150.000 euro sa herë që kryen një pritje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat