Solskjaer konfirmon se ishte kërkesa e Cavanit që të merrte numrin shtatë në fanellë

Futboll

Solskjaer konfirmon se ishte kërkesa e Cavanit që të merrte numrin shtatë në fanellë

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 22:58
Edinson Cavani dhe Ole Gunnar Solskjaer

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer ka konfirmuar se kërkesa e parë e sulmuesit Edinson Cavani ishte numri shtatë në fanellë.

Cavani u transferua të “Djajtë e Kuq” duke nënshkruar kontratë njëvjeçare me mundësi rinovimi për një tjetër, derisa fiton rreth 10 milionë euro për edicion.

Tekniku norvegjez zbuloi se Cavani menjëherë kishte kërkuar numrin e famshëm shtatë në fanellë.

“Gjëja e parë që me pyeti ishte nëse mundej ta merrte fanellën me numrin shtatë”.

“Jemi duke folur për historinë e kësaj fanellë. Kur mendon për historinë e karrierës dhe eksperiencën që ka pasur, pas bisedës personale që kisha me të nuk kisha dyshime se mund ta mbante”, tha ai.

Cavani ende s’ka fituar vendin si titullarë, por shpesh herë ka treguar kualitetin e tij të lartë sapo është inkuadruar në lojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat