Bylbyl Sokoli: Ky është padyshim lojtari më i mirë në Superligë

Futboll

Bylbyl Sokoli: Ky është padyshim lojtari më i mirë në Superligë

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 00:01
Bylbyl Sokoli

Trajneri i SC Gjilanit, Bylbyl Sokoli ishte mbrëmë i ftuar në emisionin “Dueli Sportiv”.

“Profa” së bashku me panelistët folën rreth trajnerit të ri të Ballkanit, referëve të Superligës dhe formacionit të vitit.

Sokoli është i bindur se çmimi i më të mirit të vitit u dha me plotë të drejtë.

“Me të drejtë, shumë e drejtë… kur jemi te Armend Thaqi me plotë meritë, nuk është aspak gabim ai nuk ka qenë vetëm ndër më të mirët, por më i miri në kampionat gjatë vitit që po lëmë pas”

“Jo vetëm këtë vit, por në 5 të fundit Thaqi ka qenë një ndër më të mirët që kemi, duke mbajtur formën dhe duke qenë stabil”- përfundoi Sokoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat