“Më duhet ta kuptoj pse Bielsa është kaq i çmendur”

Futboll

“Më duhet ta kuptoj pse Bielsa është kaq i çmendur”

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 09:34
Marcelo Bielsa

Trajneri i ri i West Brom, Sam Allardyce, thotë se ende nuk e ka kuptuar përse trajneri i Leeds United Marcelo Bielsa është “kaq i çmendur”, por e ka lartësuar argjentinasin për mënyrën sesi e organizon ekipin.

Leedsi i Bielsas e ka fituar reputacionin si ekipi më argëtues në Premierligë këtë sezon, pasi i ka pranuar 30 gola deri tani, por i ka shënuar 25 sosh.

Duke folur për media pasi e ndali Liverpoolin me një barazim në ndeshjen e dytë të tij në stolin e West Brom, Allardyce tregoi se çfarë mendon në të vërtetë për listën e veçantë të lojës së Leeds, duke e lartësuar planin e çuditshëm të Bielsas si të përshtatshëm për klubin që e udhëheq ai.

“Më duhet të arrij ta kuptoj përse ai është kaq i çmendur”, tha Allardyce para ndeshjes së West Brom me Leeds të martën.

“Nuk është ‘çmenduri’, është më shumë stili i tij i veçantë dhe inteligjent, i cili mendoj se i shërben lojtarëve dhe klubit në mënyrë të mirë”, shtoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat