Liverpool me vendime të mëdha për afatin kalimtar

Futboll

Liverpool me vendime të mëdha për afatin kalimtar

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 09:45
Foto ilustrim

Michael Edwards, drejtori sportiv i Liverpool, ka disa sfida përpara vetës në afatin kalimtar të janarit.

Ai së bashku me menaxherin Jurgen Klopp, do të marrin disa vendime ditëve në vijim që do të ndikojnë në transferimet dhe largimet e The Reds këtë sezon.

53 vjeçari po ka probleme të shumta në repartin defanziv dhe deri tani ka të lënduar tre qendër mbrojtësit kryesor, Van Dijk, Joe Gomez dhe Joel Matip.

Me hapjen e afatit kalimtar të janarit, Liverpool do të provojë që të transferoj lojtarë të ri për të forcuar mbrojtjen e tyre.

Në qoftë se lëndimi i Matip del të jetë shumë serioz, atëherë Liverpool do të mendojë seriozisht për ndonjë transferim të mundshëm në ditët që po vijnë.

Përpos, kësaj ata do të përballen edhe me largime të mundshëm siç është mesfushori Gini Wijnaldum dhe spekulimet e fundit për Mohamed Salah.

E sa i përket egjiptianin, Klopp ka thënë se nuk do ta mbajnë asnjë lojtarë në klub, në qoftë se ata nuk dëshirojnë të qëndrojnë.

E njëjta gjë vlen edhe për Wijnaldum, i cili është lidhur me një transferim të mundshëm në Camp Nou, për t’u ribashkuar me ish trajnerin e tij Ronald Koeman.

Prandaj, Edwards dhe Klopp gjenden përpara disa dilemave të cilat duhet t’i zgjidhin në muajin janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat