Setien: Kam ndryshuar telefonin, njerëzit më ndalojnë në rrugë

Futboll

Setien: Kam ndryshuar telefonin, njerëzit më ndalojnë në rrugë

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 13:08
Setien: Kam ndryshuar telefonin, njerëzit më ndalojnë në rrugë

Ish-trajneri i Barcelonës, Quique Setien, është rikthyer të flasë rreth aventurës së tij në “Camp Nou”.

Kujtojmë që ai u emërua në krye të klubit katanalas në janarin e këtij viti për t’u shkarkuar më pas në gusht, për shkak të rezultateve jo të mira. Setien ka disa kujtime të bukura atje dhe e pranon se nuk është penduar aspak që e pranoi ofertën e Barçës.

“Unë tashmë e kam kaluar periudhën e zisë dhe duhej të duroja për atë që ndodhi te Barcelona. Në këtë punë është diçka që ndodh. Nëse arrini të jetoni të izoluar nga gjithçka siç kam bërë unë më parë, ju mund të jetoni të qetë.

Tashmë kam ndryshuar telefonin, njerëzit më ndalojnë në rrugë dhe më kërkojnë intervista, por unë përpiqem që të jem po i njëjti person që kam qenë”, deklaron spanjolli.

“Përvoja ishte e jashtëzakonshme. Është e vërtetë që ne nuk e shijonim atë që donim të shijonim, por gjërat ndërlikohen me kalimin e kohës.

Sigurisht që do të kthehesha te Barcelona dhe nuk jam penduar që kam shkuar atje.

Statistikat flisnin pro nesh. Ne fituam më shumë topa në fushën e kundërshtarëve, mbajtëm zotërimin më shumë dhe përfunduam më shumë pasime të sakta. Rikthimi im? Unë nuk jam duke vuajtur dhe do të pres momentin e duhur”, përfundon Setien.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat