Capello: Kampionët shpesh luajnë në ekipe që nuk shesin

Futboll

Capello: Kampionët shpesh luajnë në ekipe që nuk shesin

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 15:27
Capello: Kampionët shpesh luajnë në ekipe që nuk shesin

Sezoni i Paulo Dybala ende nuk ka marrë hov. Pozitiviteti i Covid-19 dhe problemet fizike e kanë ngadalësuar sulmuesin argjentinas, duke e ulur në statusin e rezervës për zgjedhjet e Andrea Pirlo.

Një aktivizim i paktë, diktuar gjithashtu dhe mbi të gjitha nga shpërthimi Morata dhe frika e vendosjes së të gjithë artilerisë sulmuese njëherazi në fushë.

Një problem që, sipas Fabio Capello, nuk duhet të ekzistonte. Këto janë deklaratat e tij për “Gazzetta dello Sport”:

“Nëse Dybala, Morata dhe Ronaldo mund të luajnë së bashku? Sigurisht, unë kam luajtur me Totti, Montella dhe Batistuta. Ronaldo nuk bën pothuajse asgjë në mbrojtje; Dybala ndihmon pak në këtë drejtim, por, nëse ata janë mirë, ekipi do t’i mbështesë. Shumë varet nga loja, nga kundërshtari”.

Argjentinasi është i ngjashëm me një nga shumë kampionë të stërvitur nga Capello në kohën e Milanit: “Savicevic. Edhe ai preferonte të fillonte nga e djathta, kishte një vizion të shkëlqyeshëm dhe driblim të veçantë, me atë forcë të madhe në pjesën e poshtme të trupit për t’iu rezistuar ndërhyrjeve të ashpra”.

Juventus merret me rinovimin e Dybala por, nëse ndodh skenari i kundërt, zëvendësuesi i tij duhet të vijë nga Anglia, sipas Capello: “Kampionët shpesh luajnë në ekipe që nuk shesin. Por, nëse duhet të evidentoj zëvendësuesin për Dybala, e shikoj në Angli: Harry Kane”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat