Argjend Hyseni, talenti i ri i futbollit që po kërkohet nga disa klube austriake

Futboll

Argjend Hyseni, talenti i ri i futbollit që po kërkohet nga disa klube austriake

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 16:18
Argjend Hyseni

Argjend Hyseni është talenti i ri shqiptar i futbollit në Austri. Luan në pozitën e mesfushorit dhe deri tani ka marrë disa mirënjohje si lojtar i dalluar. Ëndërron të luaj në fanellën e Dardanëve.

17 vjeçari Argjend Hyseni, është talenti i ri i futbollit në Austri.

Është me prejardhje nga Podujeva, por që nga mosha 2 vjeçare jeton bashkë me familjen në Linz të Austrisë. Aty ku edhe nisi hapat e parë në futboll.

Në vitin 2013 u bë pjesë ekipit të qytetit të Linzit, Union Bebenberg.

Nga viti 2015 ai u transferua ne ekipin tjetër të qytetit Asko Donau. Argjendi mban numrin 10 në fanellë, dhe deri tash me ekipin Asko Donau, ka shënuar 53 gola. 

Në vitin 2018, bashkë me ekipin e tij janë shpallur kampion në Austri.

Ai luan në pozitën e mesfushorit dhe deri tani ka marrë disa mirënjohje si lojtar i dalluar, në garat të cilat janë mbajtur në vendin ku ai jeton.

Talenti i Argjendit dhe golat e tij të shënuara kanë bërë që shumë ekipe austriake ta kërkojnë atë.

Dëshira e tij e madhe është të bëhet pjesë e Dardanëve.

“Ëndrroj gjithmonë të luaj me fanellën e kombëtares së Kosovës. E dua Kosovë, e dua ekipin dhe shpresoj që një ditë të luajmë së bashku e ta bëjmë Kosovën kampion Evropian”, tha Argjendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat