Hallaçi: Mund të bëjmë ndryshime për ndeshjen me Teutën

Futboll

Hallaçi: Mund të bëjmë ndryshime për ndeshjen me Teutën

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 16:34
Hallaçi: Mund të bëjmë ndryshime për ndeshjen me Teutën

Rrahman Hallaçi ndihet i gëzuar që drejton tashmë ekipin e parë të Kukësit. Pas emërimit që mori nga klubi, 38-vjeçari pranoi se nuk e priste që brenda pak viteve të stërviste nënkampionët e Shqipërisë.
Për “RTSH Sport”, Hallaçi komentoi dhe humbjen e thellë 4-1 me Partizanin duke theksuar se skuadra nuk bëri një paraqitje të keqe ndaj të kuqve.

Për sfidën e radhës me Teutën, trajneri i ri i Kukësit shtoi se takimi duhet të përgatitet me kujdes dhe nevojitet prezenca e lojtarëve me përvojë. Ai kërkon që lojtarët të shkarkojnë presionin.

“Roli i ri te Kukësi – Nuk e mendoja që të lija futbollin dhe të isha trajner i parë menjëherë. U bëra tre vite që jam ndihmëstrajner. Mora Kukësin U-19 duke ngjitur shkallët dalëngadalë. Kam drejtuar po dhe U-21, dhe ka ardhur radha si trajner i parë.

Humbja me Partizanin – Nuk dëshironim të pësonim ato gola me Partizanin, nuk luajtëm keq dhe nuk e humbëm ekuilibrin.

Ndeshja me Teutën – Nuk ka me patjetër, pavarësisht se ne duam të fitojmë sepse kemi objektiva. Nuk duhet të ndihemi të trysnuar. Futbollistët nuk ndihen nën presion, sepse ne e shohim te stërvitja. Vijmë nga një humbje dhe mund të bëjmë një rreshtim ndryshe. Do të shikojmë edhe gjendjen e lojtarëve, por duhen futbollistët me eksperiencë pasi është ndeshje delikate, por jo e pamundur. Do shikojmë për të izoluar pikat kryesore të kundërshtarit”, u shpreh trajneri i Kukësit Rrahman Hallaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat