Milani në alarm

Futboll

Milani në alarm

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 16:59
Milani në alarm

Milani në alarm për Donarumën pas ofertave të Interit dhe Juventusit, kuqezinjtë gati t’i rrisin pagën!

Ofertat e Interit dhe Juventusit për Donarumën kanë vënë në alarm drejtuesit e Milanit.

Teksa rinovimi i kontratës të portierit Italian ende nuk po finalizohet, raportohet tashmë se “Djalli” mund të ofrojë për Xhixhon jo më shumë se 10 milionë euro.

Edhe pse dëshirohet shumë nga tifozët e Milanit, menaxheri i Donarumës, Mino Raiola ka kritikuar ashpër herë pas here klubin për trajtimin jo të drejtë të portierit të Italisë.

Donaruma është nën kontratë me Milanin deri në vitin 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat