Manchester City është goditur nga Coronavirus.

Futboll

Manchester City është goditur nga Coronavirus.

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 17:03
Manchester City është goditur nga Coronavirus.

Manchester City është goditur nga Coronavirus.

Klubi i Pep Guardiola-s, pas shtyrjes së ndeshjes kundër Everton për shkak të numrit të lartë të infektimeve, mund të jetë i dertyruar të shtyjë edhe dy ndeshje të tjera.

E para është ajo e së dilës kundër Chelsea-t në Premier, ndërsa e dyta është derbi kundër Manchester United për gjysmëfinalet e Carabao Cup.

Te ndeshja e fundit është përqendruar vëmendja e mediave angleze, dhe veçanërisht ajo e Daily Mail, sepse ka dalë mundësia që Qytetarët të mund të përjashtohen nga kompeticioni nëse do të shtyhej ndeshja.

Një hipotezë e ngritur nga ajo që ka ndodhur me Leyton Orient në raundin e tretë të kompeticionit, kur nuk ka qenë në gjendje të përballet me Tottenhem për të njëjtën arsye.

Në këtë rast, Manchester City është shpëtuar nga rregullorja që hyn në fuqi për gjysmëfinalet e koimpeticioneve dhe që e pranon shtyrjen e ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat