Bale mungon disa javë

Futboll

Bale mungon disa javë

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 17:04
Bale mungon disa javë

Menaxheri i Tottenham Hotspur, Jose Mourinho, ka konfirmuar se do të jenë pa uellsianin Gareth Bale në ndeshjet e ardhshme.

Bale ka pasur probleme me lëndime edhe në periudhën e tij te Real Madrid dhe tani ai është lënduar përsëri në pulpë të këmbës.

Një ditë përpara ndeshjes ndaj Fulham, portugezi ka njoftuar tifozët se Bale do të mungojë në 4 ndeshjet e tyre të ardhshme.

Spurs do të jetë pa 31 vjeçarin në sfidat kundër: "Fulham, Leeds United, Brentford dhe ndeshjen tjetër në kuadër të FA Cup".

Bale ka zhvilluar 4 ndeshje me Tottenham këtë sezon në Premierligë dhe ka arritur që të shënojë 1 gol, ai gjithashtu ka shënuar 1 gol tjetër në ndeshjen në EFL Cup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat