A është Kai Havertz blerja e dështuar e verës?

Futboll

A është Kai Havertz blerja e dështuar e verës?

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 18:42
A është Kai Havertz blerja e dështuar e verës?

Kai Havertz ka dëshpëruar me paraqitjet e tij në pjesën e parë të sezonit 2020/21 në Premierligë, pas transferimit të bujshëm nga Bayer Leverkusen në verë.

Si pasojë ai po cilësohet si një blerje e dështuar, veçanërisht duke e marrë parasysh faktin se klubi londinez i pagoi hiç më pak se 80 milionë euro për të.

Pas paraqitjeve të shkëlqyeshme sezonin e kaluar te skuadra e Bayer Leverkusen, Havertz gjatë afatit kalimtar të verës u transferua te skuadra angleze Chelsea.

Klubi anglez shpenzoi 80 milionë euro për të nënshkruar me gjermanin, duke e bërë atë transferimin më të shtrenjtë të verës.

Por, pas transferimit të tij te skuadra londineze, 21-vjeçari ka pësuar rënie në formën e tij, duke arritur të shënoi vetëm një gol në 14 ndeshje të luajtura në Premierligë.

Ai u cilësua si një talent i madh dhe kërkohej nga shumë skuadra, pasi që sezonin e kaluar me skuadrën gjermane kishte arritur të shënonte 18 gola dhe nëntë asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat