Shqiptari nga Maqedonia në Bjellorusi

Futboll

Shqiptari nga Maqedonia në Bjellorusi

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 19:31
Shqiptari nga Maqedonia në Bjellorusi

Valon Ahmeti në vitin 2021 do të vesh fanellën e skuadrës së Shahktor Soligorskut në Bjellorusi.

Mesfushori 27 vje­ar, ka arritur marrëveshje për kushtet personale, ndërsa e njëjtë është kryer edhe në nivel të klubeve, andaj janë menjanuar të gjithë pengesat për kalimin e Ahmetit nga futbolli vendor në atë të Bjellorusisë.

Informacionet e fundit që vijnë nga Tetova, Shkëndija me këtë rast, për shitjen e futbollistit, do të përfitojë rreth 100 mijë euro.

Kujtojmë se Valon Ahmeti zhvilloi 13 ndeshje me Shkëndijën, duke shënuar edhe 4 gola, ndërsa më pare, ka veshur fanellën e skuadrave të Sudtirolit, Celjes, Mariborit, Kirijat Shmonës dhe Inter Zapreshiqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat