Kampionati i madh europian drejt pezullimit

Futboll

Kampionati i madh europian drejt pezullimit

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 20:05
Kampionati i madh europian drejt pezullimit

Premier Liga mund të pezullohet për dy javë, kjo për shkak të situatës së krijuar nga Koronavirusi.

Ndeshja mes Manchester Cityt dhe Evertonit, e planifikuar për t’u zhvilluar ditën e djeshme u shty, kjo për shkak se te ekipi i Guardiolës rezultuan 5 lojtarë me virus.

Ky rast, por edhe disa lojtarë të tjerë që kanë rezultuar pozitiv, ka bërë që drejtuesit të mendojnë pezullimin e kampionatit.

Sipas asaj që shkruan “The Telegraph”, disa presidentë të klubeve të Premier Ligës kanë pasur bisedime mes, ku është folur pikërisht për situatën aktuale nga Koronavirusi te skuadrat.

Gjithashtu thuhet se po mendohet një pezullim i kampionatit për dy javë, por diçka e tillë ende nuk ka marrë konfirmim zyrtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat