Brighton 0-1 Arsenal, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Futboll

Brighton 0-1 Arsenal, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 21:12
Granit Xhak

Arsenali ka fituar 1-0 ndaj Brightonit në kuadër të javës së 16-të në Ligën Premier.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Alexandre Lacazette që u asistua nga Bukayo Saka.

Arsenali ishte skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 6.92, me Brightonin që u vlerësua 6.57.

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë sfidë ishte Bukayo Saka që asistoi te goli i fitores dhe u notua me 7.9.

Granit Xhaka po ashtu pati një paraqitje pozitive dhe u vlerësua me 7.4.

Në anën tjetër, dështimi i kësaj sfide doli të ishte Ainsley Maitland-Neiles që u notua me 5.9.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat