Ja si mund të jetë formacioni i Arsenalit me Costan, Iscon dhe Jordan

Futboll

Ja si mund të jetë formacioni i Arsenalit me Costan, Iscon dhe Jordan

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 00:18
Foto ilustrim

Arsenali në afatin dimëror mund të bëjë tri transferime sepse trajneri Mikel Arteta dëshiron të shpëtojë postin e tij.

Topçinjtë” renditën në pozitën e 13-të në tabelë dhe duhet shpejtë të rikthehen në formë që të ngritën në pjesën e epërme të tabelës.

Sipas SunSport, Arsenali ka interesim për mesfushorin e Sevillas, Joan Jordan, atë të Real Madridit, Isco dhe sulmuesin Diego Costa që është agjent i lirë, meqenëse ndërpreu kontratën me Atleticon.

Ja se si do të duket formacioni i Arsenalit nëse realizohen këto tri transferime:

Leno; Bellerin, Gabriel, Mari, Tierney; Jordan, Partey; Aubameyang, Isco, Saka; Costa.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat