​Përballje liderësh sot në Superligën e Shqipërisë

Futboll

​Përballje liderësh sot në Superligën e Shqipërisë

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 09:12
Superliga e Shqipërisë

Superliga e Shqipërisë në futboll e mbyll këtë vit me zhvillimin e ndeshjeve të xhiros së 12-të.

Kjo do të jetë një javë shumë interesante ku veçohen dy ndeshje derbi, ajo ndërmjet Kukësit dhe Teutës si dhe Tiranës e Vllaznisë.

Vllaznia është lidere e tabelës pas 11 ndeshjeve me 25 pikë, kurse Tirana pozicionohet në vendin e gjashtë me 10 pikë më pak, përcjell KosovaPress.

Ndeshja tjetër, ajo ndërmjet Kukësit dhe Teutës premton më shumë për shkak së të dy skuadrat po kalojnë nëpër një formë të njëjtë dhe momentalisht ndajnë vendet tre dhe katër me pikë të barabarta, nga 17 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat