Ja Messi ku ka blerë shtëpi

Futboll

Ja Messi ku ka blerë shtëpi

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 11:25
Ja Messi ku ka blerë shtëpi

Lionel Messi është në vitin e fundit të kontratës me Barcelonën.

Futbollisti më i mirë në histori të këtij sporti pritet të braktisë skuadrën katalonase pas një karriere tejet të bujshme.

Messi ka blerë një shtëpi luksoze në Florida, gjë që lë të nënkuptohet se e ardhmja e tij do të jetë në MLS. 7.5 milionë euro i ka kushtuar apartamenti luksoz në Porsche Design Factory të Floridas.

Raportohet se Inter Miami është skuadra që po bën gati një ofertë të parefuzueshme për Messin.

33 vjeçari vlerëson se nuk mund të luaj në nivele të larta më në Evropë dhe se dëshiron të përfundojë karrierën në Amerikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat