Arteta nuk e përjashton mundësinë e tranferimit të Iscos

Futboll

Arteta nuk e përjashton mundësinë e tranferimit të Iscos

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 12:03
Arteta nuk e përjashton mundësinë e tranferimit të Iscos

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta nuk e ka mohuar mundësinë që ylli i Real Madridit, Isco të transferohet në "Emirates" gjatë janarit.

Mesfushori ofensivë nuk është në planet e Zinedine Zidane dhe është i lidhur me largimin qysh në janar, derisa Arsenali shihet si destinacioni më i mundshëm.

Arteta është pyetur lidhur me spanjollin dhe tha se nuk do flet për secilin individ duke mos mohuar transferimin e mundshëm.

"Ne nuk mund të flasim për lojtarët individual", tha shkurtimisht ai.

Kartoni i Iscos vlen rreth 15 – 20 milionë euro, derisa kërkohet edhe nga Sevilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat