Kur Besnik Kollari mbronte ngjyrat e Kombëtares së Kosovës me emra të mëdhenj!

Futboll

Kur Besnik Kollari mbronte ngjyrat e Kombëtares së Kosovës me emra të mëdhenj!

Nga: Kemajl Goca Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 14:38
Kur Besnik Kollari mbronte ngjyrat e Kombëtares së Kosovës me emra të mëdhenj!

Besnik Kollari ka qenë prej futbollistëve më të mirë që ka pasur Kosova në fund të viteve të 80-ta, 90-ta dhe në periudhën e pasluftës.  

Një kalibër i Kollarit sot i mungon Kosovës.

Ai ka qenë një mesfushor-sulmues i hatashëm dhe bënte diferencën në fushën e lojës. Përveç që ka pasur një teknik të përsosur, shumë herë ka dërguar goditje “përvëluese” nga distanca! 

Image

Kombëtarja e Kosovës, nga e majta lartë: Kujtim Shala, Ahmet Beselica, Luan Tabaku, Selajdin Jerliu, Bujar Guta, Besnik Hasi. Ulur nga e majta: Fadil Berisha, Afrim Tovërlani, Besnik Kollari, Jeton Çubreli, Baki Bulliqi. Foto Gani Kosumi.

Edhe sot nga dashamirët e futbollit, kujtohet goli i Besnik Kollarit nga gjuajtja e lirë rreth 22-23 metra, në pranverën e vitit 1990, kur i shënoi portierit të Zemunit, Kezhman, në ndeshjen që u luajt në stadiumin e Prishtinën, ku ishin rreth 30 mijë shikues, ndërsa Prishtina triumfoi me 4:0 (me 6 maj, java e 32-të), në kuadër të Ligës së Dytë Unike të ish Jugosllavisë.

Kezhman vetëm me sy e kishte shikuar topin se si futej në pjesën e epërme të djathtë të portës, ndërsa tifozët në stadium shpërthejnë si vullkan nga festa e fitores me rezultat 4:0 në derbin e asaj kohe.

Në vitin 1997, ai ka mbrojtur ngjyrat e Kombëtares së Kosovës me emrat të mëdhenj të futbollit, si Kujtim Shala, ish lojtar i Lirisë nga Prizreni, Partizanit të Beogradit, Prishtinës, Dinamos nga Zagrebi, pastaj në ekipet franceze dhe gjermane, Besnik Hasi, një futbollist i spikatur, pastaj trajner i shquar, Afrim Tovërlani, Fadil Berisha, që kanë luajtur për Prishtinën në ligën e parë ish jugosllave (në vite e 80-ta). Një Kombëtare e Kosovës jashtëzakonisht e fortë në dhjetor të vitit 1997, që zhvilloi disa ndeshje në turneun e FC Kosova-Dussseldorf, duke iu falënderuar edhe veprimtarit tonë Bujar Nezirit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat