I personalizuar në trashëgiminë e Maradonës

Futboll

I personalizuar në trashëgiminë e Maradonës

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 15:29
I personalizuar në trashëgiminë e Maradonës

Pak më shumë se një muaj pas vdekjes së tij, Diego Armando Maradona është ende një plagë e hapur për shumë njerëz. Por, përveç kësaj, çdo informacion i lidhur me të, edhe pse jo drejtpërdrejt, bën lajm.

Sikurse është ai i raportuar nga “Mundo Deportivo” për zbulimin e një kontejneri plot me objekte që i përkisnin “Pibe de Oro”, përfshirë një “Harley-Davidson”, që “10” e mori si dhuratë nga Dynamo Brest në vitin 2019, si një dëshirë për ecje të shpejtë pas operacionit të gjurit.

Motorri është një “Fat Bob 107” i personalizuar, sipas indikacioneve të klubit bjellorus të futbollit, ku Maradona ishte presidenti i nderit që nga viti 2018. Modeli quhet “Yo soi El Diego” dhe përmban, sipas qëllimeve të projektuesit, thelbin e mitit me numrin 10, shkruan “telesport”

Ngjyrat e tij janë ato “Albiceleste”, që kujtojnë Argjentinën, por edhe blu të Dinamo Brest dhe Napolit. Në rrotën e përparme bie në sy një buzë e frymëzuar nga Topi i Artë (të cilin Diego nuk e toi kurrë, sepse, deri në vitin 1994, ishte menduar vetëm për futbollistët europianë); shalë e nënshkruar me autograf nga kampioni i Amerikës së Jugut. Një xhevahir me vlerë të lartë ekonomike, por me një stil shumë të çuditshëm.

Vlera e “Fat Bob 107” është midis 25.000 dhe 33.000 euro. Dynamo Brest e porositi atë, duke i kërkuar prodhuesit që të imagjinonte se si do të ishte Diego mbi një motor. Një model festues, pra, midis dhuratave më të veçanta që klubi bjellorus i ka dhënë anëtarit të saj të nderit, pas unazës 250 mijë euro, vilës në Minsk dhe automjetit amb ekstra luksoz. Mbetet të shihet se kujt do t’i përkasë si trashëgimi “Yo soi El Diego”, por përdorimi i tij pa u vënë re do të jetë praktikisht e pamundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat