Ismail Fazliu - trajner i dalluar në Gjeneratën e Republikës

Futboll

Ismail Fazliu - trajner i dalluar në Gjeneratën e Republikës

Nga: Kemajl Goca Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 15:45
Ismail Fazliu - trajner i dalluar në Gjeneratën e Republikës

Sportet luftarake ashtu si të gjitha sportet tjera, mbijetuan ashtu si munden në vitet e 90-ta (1991-1999), duke u ballafaquar me agresorin serb.

Të jesh sportist në vitet e 90-ta, sidomos në sporte luftarake, ka qenë punë e madhe dhe ngjashëm sikur të ishe në uniformë ushtarake kundër regjimit serb.

Ismail Fazliu i takon Gjeneratës së Republikës. 

Ai ka dhënë kontribut të madh, si kryetrajner i KK Prishtinës, duke zbuluar dhe formuar karateistë mjaft cilësorë. 

Përveç si trajner i dalluar, ai u shqua edhe si Komesar i Garave, duke qenë gjithnjë i përpiktë.  

Fazliu ka qenë i papërtueshëm, i guximshëm dhe në çdo kohë në shërbim të sportit të Republikës së Kosovës. 

Si çdo sportist tjetër edhe ai nuk u zmbraps asnjëherë përkundër kërcënimeve nga milicia serbe, por kishte vazhduar rrugën në misionin e tij, në zhvillimin e garave të Republikës. 

Sot është krenar për punën që ka bërë në vite e 90-ta dhe po ashtu është i respektuar kudo. 
Ai ka qenë shembull i sakrificës në kohërat më të vështira, ku jeta në çdo sekondë ka qenë e rrezikuar nga armiku serb në vitet e 90-ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat