Bytyqi mund të mos largohet nga kampionati norvegjez

Futboll

Bytyqi mund të mos largohet nga kampionati norvegjez

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 16:27
Bytyqi mund të mos largohet nga kampionati norvegjez

Sulmuesi Zymer Bytyqi mund të mos largohet nga kampionati norvegjez. Interesim për Bytyqin së fundi ka shprehur skuadra e Valerengas, ka raportuar “dagsavisen.no”.

Bytyqi është larguar nga skuadra e Vikingut në fund të edicionit dhe është në kërkim të një klubi të ri.

Kandidati për përfaqësuese këtë edicion në Norvegji ka treguar paraqitje të mira duke shënuar dhjetë gola në 29 paraqitje.

Ai ka kontribuar edhe me 12 asistime.

Pjesë e Vikingut ishte që prej vitit 2015. Në Norvegji luajti edhe për Sandnesin, kurse karrierë ka bërë edhe në Austrit te Salzburgu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat