Shkak tërmeti, portieri kroat ka fjetur në makinë!

Futboll

Shkak tërmeti, portieri kroat ka fjetur në makinë!

Nga: K.Goca Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 16:44
Shkak tërmeti, portieri kroat ka fjetur në makinë!

Tërmeti i fortë që tronditi Petrinjën nga Kroacia dhe rrethinat e saj gjatë të martës, tronditi gjithashtu edhe sportistët kroatë. 

Kështu është edhe portieri i ri i Dinamos nga Zagrebi, Dinko Horkash, i cili është huazuar në Varazhdin. 
Gjegjësisht, Dinko Horkash vjen nga Sisaku, ku ai përjetoi skena të pakëndshme gjatë ditës së djeshme.

“Po, ne kemi shumë dëme rreth shtëpisë, kapaku i oxhakut më ra nga çatia. Pastaj pas shiut kishim një përmbytje në katin e sipërm, por disi arritëm të rregullonim gjithçka në fund”, tha Dinko Horkash për media kroate “24 sata”. 

“Jam lodhur nga këto tërmete, paniku dhe gjithçka, kështu që tani po ikim në det. Kemi shumë frikë të jemi në shtëpi tani, tërmetet janë ende duke u lëkundur, nuk është shumë e rehatshme të jetosh këtu.

Ne kemi fjetur në makina. Unë dhe vëllai në njërën, mamaja dhe babai në makinën tjetër.

Por, ju e dini si është, ju nuk mund të flini normalisht në një makinë.

Dhe posa të fryjë pak më shumë era, menjëherë mendoni se po vjen një tërmet i ri, një situatë shumë e sikletshme”, tregon portieri.

Ku ishe kur filloi dje tërmeti i parë, më i fortë?

“Unë dhe vëllai im ishim në shtëpi, ai po flinte lart, ndërsa unë po shikoja TV poshtë. Ishte panik, unë vrapova lart te vëllai im, ai ishte duke dalur, kështu që të dy dolëm jashtë”, tha portieri mes të tjera. Në foto shihet se si është çarë edhe asfalti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat