Dominojnë Milani dhe Juventusi

Futboll

Dominojnë Milani dhe Juventusi

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 16:59
Dominojnë Milani dhe Juventusi

Kompania e famshme e mbledhjes së statistikave (OPTA) ka arritur të ndërtojë 11-shen e bazuar në të dhënat e regjistruara nga të gjithë lojtarët gjatë këtij viti kalendarik në Serie A.

Në portë është Marco Silvestri i Veronas, i cili ka arritur statistika më të mira se të gjithë kolegët e Serie A, i ndihmuar edhe nga mbrojtja solide para tij. Në qendër të difensivës është Matthijs De Ligt i kampionëve të Juventus dhe Francesco Acerbi i Lazios.

Në krahun e djathtë është një tjetër juventin, kolumbiani Juan Cuadrado. Në të majtë është ylli i Milanit, Theo Hernandez.

Mesfusha ka edhe dy kuqezinj të tjerë. Hakan Calhanoglu dhe Franck Kessie, teksa ata të dy shoqërohen nga Rodrdigo De Paul i Udinese.

Në sulm Gomez, Lukaku dhe Ronaldo, teksa mungon Immobile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat