Komisioni Disiplinor hap procedurë disiplinore ndaj kryetarit të FC Prishtina 

Futboll

Komisioni Disiplinor hap procedurë disiplinore ndaj kryetarit të FC Prishtina 

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 22:58
Komisioni Disiplinor hap procedurë disiplinore ndaj kryetarit të FC Prishtina 

Komisioni Disiplinor hap procedurë disiplinore ndaj kryetarit të FC Prishtina!

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Met  Çeku – kryetar dhe  Dukagjin Zefi, Luan Salihu, Avni Shala dhe Bekim Behrami – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 30.12.2020 shqyrtoi  shkrimet e publikuara si dhe incizimet TV të transmetuara në Insporti dhe Zëri (gazeta online) nga ana e kryetarit të FC  Prishtina nga Prishtina z. Remzi Ejupi, të cilat në përmbajtje janë shpifje dhe përhapje të pavërtetave  për Federatën e Futbollit të Kosovës dhe  anëtaret e saj  dhe për të njëjtat duke iu referuar nenit  97 paragrafi 1 pika; e dhe f të Rregullores  disiplinore nxjerri  këtë ;

Vendim:

Hapet  procedura  disiplinore ndaj kryetarit të FC Prishtina nga Prishtina, z.  Remzi  Ejupi  lidhur me rastin  deri në kompletimin e provave – lëndës .

Kërkohet  deklarata nga  zyrtari  në procedurë disiplinore; kryetari i FC Prishtina  z. Remzi Ejupi  lidhur me rastin; që të ofroni prova  me fakte të vërtetuara  për të gjitha ato të thëna  në të cilat pretendoni në citimin e  fjalëve të publikuara  si; “skandali“, “keqpërdorimet“, “privatizimi“, “grup njerëzish“, infektimin e përzgjedhësit Bernard Challandes, humbja e ndeshjes ndaj Sllovenisë dhe  dyshimet në bastore e të tjera  për të cilat obligoheni që t’i siguroni  dhe dëshmoni  – ofroni; prova  dhe  fakteve  deri me datë 06.01.2021, thuhet në njoftim të Komisionit disiplinor; shkalla e parë, kryetari  Met  Çeku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat