Presidenti i Fiorentinës kapet me Nedved

Futboll

Presidenti i Fiorentinës kapet me Nedved

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 11:01
Presidenti i Fiorentinës kapet me Nedved

Ai shpërfytyrim 0:3 kundër Fiorentinës ishte një nga ndeshjet më të dobëta të sezonit për Juventusin.

Një përballje që la një shje vërtetë të hidhur te bardhezinjtë, e sidomos te Pavel Nedved, i cili la stadiumin para kohe i acaruar me arbitrin për mosdhënien e 2 penalltive.

Ndërkaq, këtij takimi i është rikthyer edhe presidenti i Fiorentinës, Komiso, i cili ka folur për “Pentasport” në “Radio Bruno”.

Kreu i violëve zbulon se i druhej frikës se arbitri mund t’i bënte një dhuratë “zonjës së vjetër”, ndërsa nuk nguron të tallet me Nedvedin, duke i sugjeruar të pijë çaj me kamomil për të gjetur qetësinë pas asaj ndeshjeje.

“Unë e pashë ndeshjen me gruan time. Deri në golin e tretë kisha frikë, sepse e dija që herët a vonë mund të kishte ndonjë dhuratë nga gjyqtari. Pashë atë biondin (Nedved), i cili vitin e kaluar më tha të pimë çaj, shpresoj të ketë pirë një me kamomil. Dua të falënderoj fansat, të cilët kanë qenë shumë pranë nesh.

Unë pashë vendosmërinë që doja. E bukura e fitores kundër Juventusit është se të gjithë ishin një ekip dhe vendosnin gjithçka në fushë. Kieza? Ndoshta ata donin të mbronin kompaninë dhe presidentin.

Kur një lojtar largohet siç bëri, unë vetëm mund të këshilloj të mos presë të gjitha urat, duke qëndruar i përulur, gjë që ai nuk e bëri”, është shprehur Komiso.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat