Ankohet

Futboll

Ankohet

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 11:30
Nainggolan

Dëmtimi i kroatit Marko Rog detyroi Cagliarin të përshpejtojë procedurat për të transferuar belgun Radja Nainggolan, i cili dje paradite kreu vizitat mjekësore në Romë dhe më pas me një fluturim privat mbërriti në Sardenjë në orët e mbrëmjes.

Mesfushori belg do të veshë për herë të tretë fanellën e Cagliarit, teksa tani rikthehet pas vetëm pak muajsh në Milano me Interin, ku luajti shumë pak dhe me të mbërritur në Sardenjë u ankua pikërisht për aktivizimin me pikatore.

“Dua të bëj mirë në fushë dhe jo të flas për veten e arsyet pse nuk kam luajtur, Unë jam vënë gjithmonë në dispozicion, por mundësia nuk më ka ardhur. Tani dua vetëm të luaj dhe të shijoj kënaqësinë që më është hequr gjatë këtyre muajve në Milano”, u shpreh Nainggolan.

Mesfushori belg ka folur edhe për marrëdhëniet me trajnerin e Cagliarit, Eusebio Di Francesco, por gjithashtu nuk i ka kursye komplimentet për atë që sardët kanë bërë në fushë deri në këtë moment të sezonit.

“Me Di Francescon flas shpesh, pasi njihemi bashkë që te Roma. Më ka kërkuar me ngulm edhe në vjeshtë, por gjithçka u bë e mundur vetëm tani.

Shoh një skuadër shumë të fortë dhe konkurruese, por që i ka munguar pak vazhdimësia. Shpresoj të vë në dispozicion edhe eksperiencën time për ta ndihmuar”, tha mesfushori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat