Milani do e nisë vitin 2021 me borxhe

Futboll

Milani do e nisë vitin 2021 me borxhe

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 13:23
Milani do e nisë vitin 2021 me borxhe

Milani do ta nisë vitin 2021 me një borxh ndaj ish-legjendës Boban, i cili ka fituar gjyqin ditën e sotme.

Sipas vendimit të gjykatës italiane, kroati do të fitojë 5.3 milionë euro, duke e quajtur të drejtë akuzën e tij për shkarkim nga detyra pa arsye.

Ende nuk është vendosur nëse kjo shumë do të jepet e plotë apo do të paguhet me këste.

Drejtuesit e Milanit u përpoqën të justifikojnë në gjykatë se shkarkimi nuk ishte i rastësishëm, por i justifikuar, pasi sipas tyre, Boban kishte nxjerë informacionet e merkatos pa u konsultuar më parë me Gazidis dhe trajnerin e skuadrës, Piolin.

Megjithatë juristët e çështjes nuk u bindën nga këto fakte, duke i hedhur poshtë aludimet e kryesisë së klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat