Rikthim i rëndësishëm për Interin

Futboll

Rikthim i rëndësishëm për Interin

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 14:18
Rikthim i rëndësishëm për Interin

Po rikthehet lojtari i golave me peshë. Matias Vesino shpesh ka bërë kritikët të ndahen në mendime pozitive dhe negative lidhur me paraqitjet e tij, por është një fakt i pamohueshëm që në këto tri vite interiste ka shënuar disa nga rrjetat më ikonike nën drejtimin e Luçiano Spaletit dhe Antonio Kontes.

I operuar 21 korrikun e kaluar në gjurin e djathtë në klinikën e profesorit Ramon Kugat në Barcelonë, për vuajtje në menisk, mesfushori uruguaian do të rinisë stërvitjen në grup gjatë ditëve të ardhshme.

Nuk është jashtë merkatos, por vështirë se do të largohet në këtë seksion.

Duke konsideruar vështirësinë në gjetjen e blerësve për shkak të dëmtimit, për Interin mund të jetë një gur i rëndësishëm shkëmbimi në mesfushë për fundin e këtij sezoni.

Ai që në janar do të jetë reparti i cili do të pësojë më shumë ndryshime (në dalje Naingolani dhe Erikseni), do të gjejë një element me kilogramë, centimetra dhe eksperiencë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat