Arteta: Do të largohen disa lojtarë

Futboll

Arteta: Do të largohen disa lojtarë

Më: 1 janar 2021 Në ora: 01:57
Arteta: Do të largohen disa lojtarë

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, është rikthyer të flasë për klubin dhe rezultatet.

Në fakt lojtarë si Shkodran Mustafi, Sokratis, dhe Mesut Ozil flitet se do të largohen nga “Topçinjtë” në janar, por spanjolli ende nuk ka konfirmuar asgjë.

Ai e pranon se nuk ndodhen në një situatë shumë të mirë ekonomike për shkak edhe të pandemisë.

“Ne kemi një skuadër të madhe, e dimë këtë gjë. Shumë gjëra duhet të kishin ndodhur gjatë verës, por nuk mundëm për arsye të ndryshme”

“Janë disa lojtarë që do të largohen dhe kjo është përparësia kryesore sepse nuk mund t’i mbajmë më në ekip, kjo edhe për numrat e lojtarëve që çdo klub mund të ketë”.

“Kriza? Financiarisht nuk jemi goditur vetëm ne, por çdo klub i Ligës Premier. E dimë se kjo gjë nuk do të ndryshojë as vitin e ardhshëm dhe nëse duam të përmirësohemi duhet të shtojmë disi ritmin e punës. Do të shikojmë çdo mundësi në afatin e janarit, por në kushtet ku jemi”, ka thënë trajneri.

Arsenali sot ka njoftuar largimin e Sead Kolasinac drejt Schalkes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat