Manchester City përgatit ofertën

Futboll

Manchester City përgatit ofertën

Më: 1 janar 2021 Në ora: 11:52
Manchester City përgatit ofertën

Harry Kane mund të largohet nga Tottenham Hotspur qysh në afatin kalimtar të janarit.

Sulmuesi anglez konsiderohet si më i miri në Ligën Premier dhe ndër më të mirët në botë.

Por e ardhmja e tij mund të jetë larg skuadrës aktuale Tottenham Hotspur.

Manchester City është skuadra që po insiston për transferimin e Kane në Etihad Stadium.

Citizens e duan me çdo kusht anglezin, pasi Kun Aguero ka probleme me lëndime dhe Gabriel Jesus nuk është një futbollist që shënon rregullisht.

27-vjeçari anglez këtë edicion ka shënuar 16 gola dhe ka bërë 13 asistime në 23 takime mes kampionatit anglez dhe garave tjera.

Sipas medieve angleze, City është gati të shpenzojnë 100 milionë euro në janar për ta transferuar Kane.

Megjithatë vështirë të besohet se Tottenham do të heqin dorë nga ylli i tyre kryesor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat