Wolves pritet te merr vendim për “Diego Costan dhe Wijnaldum”

Futboll

Wolves pritet te merr vendim për “Diego Costan dhe Wijnaldum”

Më: 1 janar 2021 Në ora: 16:28
Diego Costa

Trajneri portugez gjithmonë flet pak kur është në fjalë planet e tij për transfere, por ai dëshiron “një ribalancim” të skuadrës së tij gjatë afatit të janarit

Trajneri i Wolves, Nuno Espirito Sante, ka thënë se ai “është gati për të marrë vendime”, gjatë afatit të transferit pasi media e ka lidhur skuadrën e tij me dy lojtarët e lirë si Diego Costa dhe mesfushorin e Liverpool, Georginio Wijnaldum.

Sulmuesi i përfaqësuesit të Spanjës është në treg pasi që ka shkëputur kontratën e tij me Atletico Madrid.

Wolves ka nevojë për sulm pasi që sulmuesi Raul Jimenez është jashtë për disa kohë për shkak se theu kafkën në ndeshjen me Arsenalin.

Wijnaldum mund të jetë një prurje tjetër e kësaj skuadre, me holandezin që thuhet se e kërkon edhe Barcelona, pasi që bisedat për një marrëveshje të tij me skuadrën në Anfield janë ndërprerë.

“Ne jemi ulur dhe kemi bërë një plan ku po mendojmë se çka është e mirë për ribalancimin e skuadrës tonë, do të shohim. Ne jemi gati për të marrë vendime”.

Nuno ka pranuar se ka bllokada që mbesin tepër të vështira, me disa ndeshje që tashmë janë anuluar në Premier Ligë për shkak të sezonit Covid-19.

“Të gjithë menaxherët dhe të gjithë tjerët duhet ta pranojnë se kjo situatë është e paprecedent dhe nuk ka ndodhur më parë, kështu që ne po reagojmë sipas situatës ditë për ditë, kështu që ju nuk mund të bëni plane apo të parashikoni”. Wolves do të luajë të shtunën kundër Brightonit, një ndeshje që mund të bëj që skuadra e Nunos të ngritët në tabelë pas humbjes pa fat kundër Manchester United në mesjavë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat