PSG është në zi

Futboll

PSG është në zi

Më: 1 janar 2021 Në ora: 17:21
PSG është në zi

Paris Saint-Germain është në zi.

Futbollisti që shënoi golin e parë në historinë e kampionëve të Francës në vitin 1970, Bernard Guignedoux, është ndarë nga jeta ditën e sotme, në moshën 73 vjeçare.

Guignedoux kishte realizuar kundër Poitiers, më 23 gusht të vitit 1970, në një ndeshje që u mbyll në barazim 1-1. 22 vite të kaluara te PSG, Bernard nuk harrohet nga klubi francez.

Mesfushori shtatshkurtër ka luajtur edhe me Paris FC dhe Monacon për tre sezone, ndërkohë që si trajner ka punuar nga vitit 1981 me moshat e PSG dhe ekipin e tretë të klubit, në kategoritë e ulëta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat