Yalcin jep emrin e Taulant Xhakës, transferohet nëse nuk afrohet lojtari i Arsenalit

Futboll

Yalcin jep emrin e Taulant Xhakës, transferohet nëse nuk afrohet lojtari i Arsenalit

Më: 1 janar 2021 Në ora: 19:01
Yalcin jep emrin e Taulant Xhakës, transferohet nëse nuk afrohet lojtari i Arsenalit

Trajneri i Beshiktashit, Sergen Yalçin i ka dhënë drejtuesve të klubit emrin e Taulant Xhakës.

Tekniku turk e pëlqen së tepërmi mesfushorin shqiptar që mund të luajë në role të ndryshme në fushën e lojës pasi në shumë ndeshje ka qenë mbrojtës krahu, madje duke provuar edhe qendrën.

Një dashuri e vjetër e klubit turk me Taulant Xhakën pasi është përfolur edhe më herët një kalim i tillë.

Gjithsesi këtë herë në krye të listës së dëshirave është lojtari i Arsenalit, Elneni. Nëse do të dështohet në këtë pistë, Beshiktashi do të bëjë gjithcka për të transferuar Xhakën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat