Nainggolan: Muajt e fundit ishin të vështirë

Futboll

Nainggolan: Muajt e fundit ishin të vështirë

Më: 1 janar 2021 Në ora: 23:21
Radja Nainggolan

Transferimi i ri i skuadrës italiane, Cagliari, Radja Nainggolan, është shprehur i lumtur me transferimin e tij në Sardena.

Radja Nainggolan është shprehur i lumtur me transferimin e tij në Sardena, ai tha se muajt e fundit ishin të vështirë për të por ai ka vullnet dhe ambicje për të qenë faktor në ekip.

Është konfirmuar që disa ditë aventura e tretë e Nainggolan tek Cagliari, ai ka nënshkruar si huazim nga Inter.

‘Vij në Cagliari me shumë dëshirë, pas tre muajve të vështirë. Jam rikthyer për të luajtur dhe jam i entuziazmuar’, tha ai.

‘Ndihem mirë dhe do filloj menjëherë, njoh djemtë këtu nga sezoni i kaluar, kam dhënë gjithmonë më të mirën nga vetja për Cagliarin. Më pëlqen skuadra dhe qyteti’, u shpreh ai.

‘Duam të mbyllim sezonin në mënyrën më të mirë, kemi skuadër me potencial. Shpresoj që 2021 të jetë më i mirë krahasuar me 2020 edhe në aspektin personal’, përfundoi Raja Nainggolan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat