Laporta premton se Reali nuk do të fitojë asgjë!

Futboll

Laporta premton se Reali nuk do të fitojë asgjë!

Më: 2 janar 2021 Në ora: 12:28
Laporta premton se Reali nuk do të fitojë asgjë!

Joan Laporta bëhet gati të kthehet përsri në drejtimin e Barcelonës të cilën e kishte lënë si klubin më të mirë në botë, në ciklin e Guardiolës dhe Mesit.

“Kemi humbur mundësi të mëdha duke pasur në gjirin tonë lojtarin më të mirë të botës. Duhej të kishim fituar më shumë Liga Kampionesh, shpresojmë të kthejmë këtë histori suksesesh të Barcelonës në Ligën e Kampioneve. Gjatë mandatit tim të parë, Reali nuk fitoi asnjë.

Intervistën e Mesit e shoh pozitive, pasi ka folur për fundin e sezonit dhe kjo na jep kohën për të bërë një propozim të besueshëm për të. Unë kam një avantazh me Leon, pasi ai më beson.

Ai më ka thënë gjithmonë se është përmbushur gjithçka nga ato që i kam premtuar. Kur i jap fjalën, e bëj realitet”, tha Laporta i cili nuk kurseu një thumbim për rivalët historikë.

“A e kontrollon Reali VAR-in? SIgurisht! Nëse një marsian zbret në tokë dhe sheh VAR-in, do të thotë menjëherë që është i Madridit. Barcelona ka humbur shumë peshë në Federatë, Ligë, FIFA, UEFA dhe çdo organizatë që drejton futbollin. Barcelona duhet të rikuperojë besueshmërinë e saj”, deklaroi ish-presidenti që kërkon të kthehet në postin e tij drejtues te skuadra katalonase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat