Ibrahimoviç pritet të luajë kundër Kosovës

Futboll

Ibrahimoviç pritet të luajë kundër Kosovës

Më: 2 janar 2021 Në ora: 17:30
Ibrahimoviç pritet të luajë kundër Kosovës

Sipas La Gazzetta dello Sport, Zlatan Ibrahimoviç është shumë afër rikthimit në Kombëtaren e Suedisë. “Nëse Zlatan na hap dyert, ne do të bisedojmë”, tha Janne Andersson për media.

Ibra është takuar me trajnerin skandinav në Milan në nëntor të vitit të kaluar për të diskutuar kthimin e tij të mundshëm në Kombëtare.

“Ne kemi biseduar dhe ai me ka konfirmuar se asnjëherë nuk me ka akuzuar se jam racist”, ka thënë Andersson për mediat suedeze, sipas Gazzetta dello Sport.

“Nëse Zlatani na hap dyert, ne do të bisedojmë. Çfarë kemi biseduar do të mbetet private në mes nesh”, ka konkluduar ai.

Ibrahimoviç (39), kishte lajmëruar pensionimin në Kombëtare më 2016.

Suedezi e kishte sulmuar Kombëtaren në shtator duke thënë se duke lënë në bankë yllin e Juventusit, Dejan Kulusevski  në bankë ishte “një shaka absolute”.

“Kam biseduar me trajnerin dhe ja kam shpjeguar situatën”, kishte thënë ai gjatë një interviste për Sky Sport.

“Për 20 vite unë kam hapur rrugë për ata që nuk ishin të mirëpritur: të huajt apo lojtarët me origjinë të ndryshme. Kur ai arriti aty bëri zgjidhje të ndryshme, duke mbyllur derën për atë që ne kishim bërë 20 vite më parë. Nuk më pëlqeu kjo gjë”.

“Jam ankuar për shkak se Dejan Kulusevski ishte lënë jashtë formacionit startues, Juventusi ka shpenzuar shumë para për të, por ai nuk luante për Kombëtare. Me mungon Suedia, mund të rikthehem, por nuk dua që prezenca ime ta shqetësojnë ndokënd. Do të shohim kur vjen momenti i duhur”.

Sipas La Gazetta dello Sport, rikthimi për Kombëtaren e Suedisë është shumë afër me sulmuesin i cili dëshiron të luajë me Kombëtare në kampionatin e shtyrë europian Euro 2020.

Kujtojmë se Kosova është shortuar me Suedinë në  Grupin B për kualifikime në Botëror.

Në rast se Ibrahimoviç luan për Suedinë ai do të jetë më 28 mars në Prishtinë ku Kosova luan ndeshjen e parë si vendas në Fadil Vokrri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat