Edhe Marseille pas lojtarit të Napolit

Futboll

Edhe Marseille pas lojtarit të Napolit

Më: 2 janar 2021 Në ora: 17:44
Edhe Marseille pas lojtarit të Napolit

Sipas Il Corriere dello Sport, Marseille ka bërë ofertë 10 milionë euro për të nënshkruar me Arek Milik, derisa Inter dhe Juventus mund të nënshkruajnë me sulmuesin e Napolit si lojtar i lirë në verë

26 vjeçari do t’i skadojë kontrata në qershor kurse për shërbimet e tij janë të interesuar Interi dhe Juventusi.

Napoli, megjithatë kërkon 15-18 milionë euro për ta shitur lojtarin në janar dhe dy gjigantët e Serie A nuk dëshirojnë të paguajnë kaq para për një lojtar që do t’i përfundojë kontrata në fund të këtij sezoni.

Sipas Il Corriere dello Sport, Marseille do t’i ofrojë skuadrës nga Napoli 10 milionë euro plus bonuse për ta transferuar Milikun në janar.

Lojtari dëshiron që të kalojë në Atletico Madrid, por Clochoneros po ashtu nuk dëshirojnë që t’i ofrojnë para Napolit por ta huazojnë atë, por napolitanët dëshirojnë vetëm para për të.

Milik është lënë jashtë skuadrës se Napolit në Serie A dhe Europa Ligë dhe nuk do të luajë asnjë ndeshje zyrtare nëse mbetet në këtë skuadër deri në fund të këtij sezoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat