Pochettino dëshiron tre lojtarë tek PSG

Futboll

Pochettino dëshiron tre lojtarë tek PSG

Më: 2 janar 2021 Në ora: 19:59
Maurizio Pochettino

Maurizio Pochettino është trajneri i ri i PSG, dhe si duket argjentinasi do ti futet punës për të sjellur lojtarë të ri në skuadër.

Maurizio Pochettino ka një punë të vështirë para vetes, PSG ishte në finale të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar dhe presioni për ta fituar atë është më i madh se kurrë.

Për arritjen e qëllimeve, argjentinasi thuhet se ka tre objektiva për të përforcuar skuadrën.

Sipas ‘AS’, objektivat kryesorë janë Christian Eriksen, Lionel Messi dhe Dele Alli.

Për Eriksen, është e ditur që e ardhmja e tij është larg ‘Giuseppe Meazza’, këtë e konfirmoi edhe Giuseppe Marotta i cili tha se Eriksen nuk është përshtatur tek ‘Nerazzurrët’ dhe se largimi i tij është i mundur. Danezi është i pëlqyer nga Pochettino, ku shkëlqeu nën drejtimin e tij tek skuadra Tottenham Hotspur.

Lionel Messi është i lirë të bisedojë me klube për transferim, PSG dhe Manchester City thuhet se janë favoritë për nënshkrimin e argjentinasit, por sipas artikullit, Pochettino ka një marrdhënie të shkëlqyer me Messi dhe fakti që Neymar është në Paris, do të ishte arsye shtesë për transferimin e tij.

Dele Alli, një lojtar që shkëlqeu nën urdhërat e Maurizio Pochettino, është ‘persona non grata’ nga menaxheri i Tottenham Hotspur, Jose Mourinho. E ardhmja e anglezit thuhet të jetë në Paris, ku dihet se marrdhënia me trajnerin argjentinas është fantastike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat