Marash Kumbulla mes talentëve të UEFA-s

Futboll

Marash Kumbulla mes talentëve të UEFA-s

Më: 3 janar 2021 Në ora: 07:17
Marash Kumbulla

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare dhe Romës, Marash Kumbulla është një nga talentet që duhen vëzhguar në vitin 2021. UEFA e zgjodhi edhe shqiptarin e Romës mes 50 futbollistëve deri 21 vjeç më të mirë të momentit.

Në përshkrimin e tij shkruhet që është një qendërmbrojtës i gjatë dhe se admiron Giorgio Chiellini. UEFA nuk harron të përmend që Marash Kumbulla u rrit tek ekipet zinxhir të Verona dhe u transferua shtatorin e kaluar te Roma, por duke fituar menjëherë një vend si titullar edhe pse vetëm 20 vjeç.

Kumbulla ka dhënë kontributin e tij si në Serie A dhe Europaligë madje duke shënuar në këto aktivitete.

Marash Kumbulla është pjesë e Kombëtares së Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat