Juventus – Udinese, formacionet e mundshme

Futboll

Juventus – Udinese, formacionet e mundshme

Më: 3 janar 2021 Në ora: 10:16
Foto Ilustrim

Juventus do të përballet me Udinese në kuadër të xhiros së 15-të të Serie A.

“Bianconerët” kërkojnë marrjen e tre pikëve nga takimi, por edhe trajneri i Juventus, Andrea Pirlo, pohoi se kjo ndeshje nuk është e lehtë. Ai cilësoi kundërshtarin si teknikisht dhe fizikisht të mirë. Pirlo theksoi se Juve duhet të ketë kujdes nga lënia e hapësirave boshe sepse këtu mund të përfitojë Udinese.

Juve gjendet në pozitën e gjashtë me 24 pikë total, ndërsa Udinese qëndron në pozitën e 12-të me 15 pikë total.

Për Juventus, Juan Cuadrado do të mungojë shkaku i pezullimit gjthashtu edhe Adrien Rabiot nuk do të jetë i pranishëm. Edhe Paolo Dybala pritet të mungojë në këtë ndeshje.

Formacionet e mundshme.

Juventus, 4-4-2:  Szczesny; Danilo, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro; Kulusevski, Bentancur, McKennie, Ramsey; Morata, Cristiano Ronaldo.

Udinese, 3-5-2: Musso; Bonifazi, De Maio, Samir; Stryger Larsen, Pereyra, Walace, De Paul, Zeegelaar; Lasagna, Pussetto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat