Barcelona kërkon fitoren ndaj Huescas

Futboll

Barcelona kërkon fitoren ndaj Huescas

Më: 3 janar 2021 Në ora: 11:35
Barcelona kërkon fitoren ndaj Huescas

Pas 10 ditësh pushim për Krishtlindjet dhe festën e ndërrimit të viteve, kampionati italian do të rikthehet sit në fushë për të luajtur ndeshjet e javës së 15, të cilat do të luhen të gjitha brenda ditës dhe 9 prej tyre do të transmetohen live në ekranin e Supersport.

Kështu gjithçka do të startojë në orën 12:30 me sfidën Inter-Crotone, ku zikaltrit do të synojnë fitoren e 8 radhazi në kampionat përballë një kundërshtari që është ngjitur vetëm këtë sezon në elitën e futbollit italian.

Më pas në orën 15:00 do të zhvillohen 7 ndeshje të tjera, ku spikatin përballjet Atalanta-Sassuolo, Genoa-Lazio, Roma-Sampdoria apo Cagliari Napoli. Në orën 18:00 Milani do të kërkojë konfirmimin në krye me transfertën ndaj Beneventos, ndërsa në mbrëmje vëmendja do të jetë në Friuli, ku Udinese do të presë Juventusin.

Vendasit po bëjnë një sezon mjaft të mirë dhe trajneri Gotti ka gjetur ekuilibrat me skemën 3-5-2, megjithatë Juventus do të kërkojë reagimin pas humbjes në shtëpi me Fiorentinën, me fitoren që është shndërruar në detyrim pas skuadrat e Milanos janë larguar shumë.

Nuk do të mungojnë as emocionet e Bundesligës gjermane, pasi në orën 15:30 do të transmetohet sfida Borussia Dortmund-Wolfsburg, ndërsa në 18:00 Bayern Munich-Mainz, të dyja në Eurosport 2, kanali numër 98 i paketës Digitalb.

Kampionati spanjoll do të vijë me ndeshjet Sociedad-Osasuna në orën 18:30 dhe Huesca-Barcelona në orën 21:00, me katalanët që do të synojnë rikthimin te suksesi, pasi e mbyllën 2020-ën me një barazim zhgënjyes në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat