I jep fund karrierës

Futboll

I jep fund karrierës

Më: 3 janar 2021 Në ora: 11:40
I jep fund karrierës

Futbolli është i bukur, por shpesh di të sjell edhe momente të dhimbshme.

I tillë është për mesfushorin Emanuel Badu i cili ka zgjidhur kontratën e tij me Hellas Veronën në moshën 30 vjeçare dhe i ka dhënë lamtumirë futbollit të lumtur.

Ishte vetë lojtari që bëri njoftimin në një intervistë për “Joy Sports Link”, duke shprehur:

“Për momentin nuk kam vendosur ende se çfarë të bëj pasi të tërhiqem nga futbolli. Trajnimi është sigurisht një mundësi, por unë do të doja të bëja më shumë. Do të ishte e mrekullueshme të isha skauti për Udinesen në Afrikë “, u shpreh Badu.

Kujtojmë që mesfushori u aktivizua për afro 9 vjet në Serinë A italiane, teksa numëron 170 ndeshje të luajtur me fanellën e Udinezes dhe 10 me Veronën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat