Arsim Thaçi, trajner i ri i kësaj skuadre

Futboll

Arsim Thaçi, trajner i ri i kësaj skuadre

Më: 3 janar 2021 Në ora: 12:39
Arsim Thaçi

Arsim Thaçi do ta nisë vitin 2021 si trajner i FC Malishevës.

Liderët e Grupit A të Ligës së Parë i ndanë rrugët mbrëmë me teknikun e deritashëm Senad Alirafa.

Teksa qysh nga sot sipas burimeve të MalishevaTv skuadrën do e drejtoj trajneri me bagazh të madh në futbollin, Arsim Thaçi.

Thaçi para disa ditësh tregoi se ishte në kontakt për postin e kryetrajnerit tek Ballkani, por pasi këta të fundit zgjodhën Shkëmbin, ai duket se ka vendosur të rikthehet në vendlindje për të udhëhequr Malishevën drejt Superligës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat